Homazhe tek lapidari i heroit Xhevat Jusufi në Smrekonicë

Vushtrri | 03 Jan 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Në Smrekonicë të Vushtrrisë është përkujtuar rënia e heroit Xhevat Jusufi.

Tek lapidari i ngritur, vend ky ku edhe ra heroikisht Jusufi, janë bërë homazhe nga familjarë dhe përfaqësues institucionesh, njofton Klan Kosova.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se Xhevat Jusufin e ka njoftuar gjatë viteve të rezistencës së armatosur ndaj Serbisë.

Jetën dhe veprën e heroit Jusufi e kanë cilësuar lartë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri si dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme