Hoti homazhe në Prekaz: Nderimi për Jasharajt është nderim për gjithë të rënit

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 10:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se familja Jashari ka bërë sakrificën më të lartë për lirinë e vendit. Ai ka thënë se nderimi për ta është nderim për gjithë të rënit.

“Bëmë nderime për nderuar familjen Jashari për sakrificën më të lartë të bërë për lirinë e Kosovës, duke nderuar familjen Jashari ne nderojmë të gjithë të rënit për liri”, ka thënë Hoti.

Hoti ishte i shoqëruar nga kabineti qeveritar dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Të ngjashme