Hoti priti në një takim pune përfaqësues të kulturës nga Komuna e Bujanocit

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 16:43 | Nga

Sot zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, priti ne takim drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, i shoqëruar nga koordinatori i Shtëpisë së Kulturës, Nevzad Lutfiu.

Ne takim u diskutua rreth përkrahjes dhe mbështetjes për artistet e rinj nga Kosova Lindore, e sidomos në promovimin e vlerave artistike për komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Përfaqësuesit nga Bujanoci kërkuan nga institucionet kosovare, gjegjësisht nga Ministria e Kulturës, që të mbështesë aktivitetet kulturore, si dhe të rritet bashkëpunimi në fushën e kulturës.

Në fund, u kërkua që Komuna e Bujanocit të vizitohet nga krerët e institucionit të MKRS-së dhe të rritet kontakti e komunikimi nga Kosova me këtë komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme