Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halilit.

Ai tha se lajmi për vdekjen e tij të hershme e ka trishtuar atë dhe gjithë gazetarinë shqiptare.

“Jam i tronditur nga shkuarja e hershme në amshim e gazetarit Llukman Halili. Ky është një lajm i trishtueshëm për mbarë gazetarinë shqipe. Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij. Zoti e bekoftë Llukman Halilin! Zoti e bekoftë familjen e tij!”.

Halili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm duke lënë pas një karrierë të pasur në gazetarinë shqiptare. Ai me prejardhje ishte nga Tërnoci i Bujanocit dhe mbante titullin Doktor i Shkencave Humane.

Të ngjashme