Hoti: Situata me pandeminë tepër e rëndë, masat të pashmangshme

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën për medie ku edhe ka prezantuar masat e reja për menaxhimin e pandemisë ka thënë se situata me pandeminë është tepër e rëndë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se situata me pandeminë është tepër e rëndë, ashtu si edhe në vendet tjera të botës.

Hoti në një konferencë për medie ka thënë se duhet të mundohemi që trendi i rritjes me të infektuar të bie.

“Situata është tepër e rëndë, ne kemi përgatitur të dhënat konkrete që t’i shohin të gjithë qytetarët. Duke pas parasysh kapacitetet ne duhet të kujdesemi për masa me specifike. Testimet janë trefishuar në javët e fundit, numri i rasteve pozitive është rreth 1 në 3 që testohen, e ndonjëherë edhe deri në 50 për qind dalin pozitive. Edhe rastet fatale janë në rritje. Projeksionet e IKSHPK-së janë mjaft pesimisite”, ka thënë Hoti.

Hoti ka prezantuar hartën me shkallën e infeksioneve për 100 mijë banorë, duke thënë se Qeveria po shikon që t’i ulë këto shifra.

“E masat e ndërmarra na e përmirësuan situatën, por kur u kthye pandemia në regjion kemi edhe ne rritje. Është bërë riorganizimi, e kemi 838 numrin e shtretërve. Edhe numri me qasje ne oksigjen është rritur. 626 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe spitale”, ka thënë ai.

Të ngjashme