Hoxha takon policet për 8 Mars: Përfshirja e grave në siguri, fuqizon shtetin

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, përfaqësueset e Shoqatës së Grave Police të Kosovës, me rastin e festës së 8 Marsit.

Përfshirja e gruas në institucionet e sigurisë, ka shkruar Ministrja, është pjesë e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë tonë.

Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:

“Fusha e sigurisë, është fushë tejet e ndjeshme dhe e rëndësishme e veprimtarisë institucionale, andaj, përfshirja e gruas në to, është pjesë e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë tonë. Takimi me përfaqësueset e Shoqatës së Grave Police të Kosovës, me rastin e festës së 8 Marsit, e vlerësoj si shumë të rëndësishme, ngase policet e Republikës së Kosovës, i kontribuojnë sigurisë dhe është ndër institucionet më të besueshme të vendit tonë.  Police të Kosovës, urime dhe gëzuar 8 Marsi!”, ka shkruar Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme