I dehur dhe me Kuran në dorë, emigranti shau e bërtiti midis Prishtinës

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Një emigrant në gjendje të dehur ka sharë dhe bërtitur në afërsi të sheshit kryesor të Prishtinës, teksa në duar ka mbajtur Kuranin.

Sipas lexuesve të Gazetës Express, kjo “skenë” ka zgjatur jo edhe pak derisa në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe ndihma e parë.

Pranë tij janë grumbulluar edhe qytetarët, teksa nuk dihet se çfarë e ka shtyer emigrantin të arrijë deri te kjo gjendje saqë të shoqërohet për në stacionin e policisë.

Të ngjashme