I mbijetoi tërmetit, Franci Çaushi rrëfen tmerrin kur para syve u rrënua pallati gjashtë katësh

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 16:31 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Franci Çaushi nga Durrësi i strehuar me bashkëshorten e tij në hotel “Ora” në Prishtinë, rrëfen për Ekonomia Online atë që ka përjetuar gjatë kohës së tërmetit që ndodhi të martën në Shqipëri e që mori jetët e mbi 30 personave.

Ai erdhi mbrëmë në Prishtinë me autobusin që ishte organizuar nga “Plisat” për qytetarët që dëshirojnë të vinë për strehim këtu, poashtu Çaushi  është shumë falënderues për ndihmën e qytetarëve ndaj vendit të tij.

Çaushi tregon se në Shqipëri lanë familjarë të tjerë, por që nuk mund t’i merrnin me vete për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre.

 “Që nga kampi në Shqipëri na u bë oferta kush dëshiron me shku në Kosovë, në Greqi apo në Itali, ne pranuam dhe erdhëm këtu me autobusët kosovarë. Unë nuk mund të  merrja të gjithë me vete pasi motra, nëna e gruas ishin në spital në urgjencë, hipëm në autobus, çka do veshje mbathje, për të ngrënë për të pirë jemi shumë të kënaqur, edhe këtu në hotel na ofruan  të gjithat merrni çka do derisa të vinë të na marrin personat këtu të vinë të na marrin nëpër familje nëpër shtëpitë e tyre. Njerëzit ngelën në rrënoja përpara pallatit tim 6 katësh u fundos në tokë, ne të paktën shpëtuam kokën, jemi taman si numër sepse gjërat materiale sa shkojnë e vinë”.

“Tërmeti ishte i frikshëm për të gjithë si femër si mashkull fatkeqësi e natyrës, ne mezi kemi zbritur nga kati i 4 kemi ardhur poshtë, gruas iu mbyll dera nuk hapej dera, u deformua muri u fundos pallati”.

Franci Çaushi edhe pse i lumtur që ka gjetur strehim në Kosovë, shprehet i indinjuar me qeverinë shqiptare pasi thotë se në orët e para të tërmetit nuk u janë ofruar as batanije.

Ai tregon se si të prekur nga tërmeti nuk e dinë se as kur do të ndërtohen shtëpitë e tyre apo çfarë ndihma do të ju ofroj shteti.

“Informacionet nuk na erdhën pasi ishte një kohë e shkurtër, se për sa kohë do të ndërtohej pallati se pallati nuk ndërtohet për një muaj. Afermitet nga shteti atje nuk u dha asnjë lloj informacioni, kur ty nuk të jepet as një batanije dhe atë batanije e merr një X tjetër që nuk ka nevojë çka të pritesh më parë dhe duhet të ikësh nga kjo, ne ikëm dhe po presim një përgjigje kur do na japi shteti ose do të lëvizim me forcat tona më vonë”.

Të ngjashme