I shqiptuan një gjobë në komunikacion, mitrovicasi sulmon zyrtarët policorë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti i ka sulmuar zyrtarët policorë, gjatë kohës kur ata i shqiptuan një gjobë për kundërvajtje në komunikacion.

I dyshuari më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“14.07.2021 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që, i njëjti i revoltuar ka kanosur zyrtarët policorë, pasi i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në komunikacion. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. 

Të ngjashme