Ibrahimi thotë se do të rritet çmimi i rrymës: Refuzuan gazin, kostoja e madhe për qytetarët

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Ibrahimi, tha se priten të rriten çmimet e faturave të rrymës, për shkak se pritet të rritet kostoja e importit të energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Çmimet e importit të energjisë elektrike këtë vit pritet të jenë trefish më të larta se në 5-6 vitet e fundit.

Kosova importon sepse nuk prodhon mjaftueshëm për kërkesën e konsumit vendor.

Kjo rritje sipas një kalkulimi të thjesht do të rris çmimin e faturave të konsumatorëve nga 40-50%.

Si do të ndikojë kjo në ekonominë kosovare?

Si do të ndikojë në familjet kosovare?

Ndërkohë që me një lehtësi të frikshme i themi jo projektit të gazsjellësit, askush nuk po del të japë alternativa e as të diskutojë këto zhvillime që do ta prekin çdo qytetar e çdo familje.

Të ngjashme