IKShPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni dhe festoni të sigurt me familjen

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

IKSHPK ka bërë apel që të gjithë të marrin të dy dozat e vaksinës e pastaj edhe dozën e përforcuese dhe dozën e tretë.

“Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj. Merrni të dy dozat e vaksinës dhe sapo të ju vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë. Festo sigurt, festo me familjen! Festo shëndetshëm!:, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme