INDEP pubikon, “Tranzicioni i drejtë i energjisë në Kosovë”

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm ‘Tranzicioni i drejtë i energjisë në Kosovë – Si të projektohet dhe si të arrihet?’. Punimi analizon procesin e tranzicionit të drejtë dhe situatën në të cilën Kosova gjendet krahas këtij procesi. Sfidat dhe mundësitë që tranzicioni paraqet, digjitalizimi, qështjet sociale dhe rëndësia që transformimi i sektorit të energjisë ka për Kosovën janë disa nga elementet kryesore që janë trajtuar në këtë punim.

Punimi ka analizuar ndikimet që tranzicioni do të ketë në sektorin e energjisë, tek personat e përfshirë në këtë sektor dhe mënyrën e drejtë të arritjes së përmbushjes së këtij procesi. Rrjedhimisht duke ditur se Kosova është nënshkruese e Deklaratës së Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, e gjithashtu palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova është zotuar të zbatojë obligimet dhe politikat të cilat shtyjnë përpara burimet miqësore me ambientin dhe arritjen e dekarbonizimit. Andaj ky studim veçon rëndësinë e tranzicionit të drejtë energjetik në sistemin elektroenergjetik të Kosovës.

Të ngjashme