Inflacioni 19%, Murati thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër sfidave të vazhdueshme globale “ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”.

Përmes një postimi në Facebook ai ka pretenduar se ekonomia stabile vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Hekurani ka treguar se çfarë kanë bërë si ekzekutiv.

Kosova po përballet me inflacion që sipas Bankës Botërore është 19 për qind.

Postimi i Muratit

“Kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë.

Kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin.

Kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese.

Kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera.

Kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëseE shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin”.

Të ngjashme