Inspektorati Policor informon studentët e UPZ-së për misionin e tyre

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 16:10 | Nga

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti” përkatësisht Fakultetin Juridik kanë organizuar një ligjëratë me temë “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në  Kosovë”, ku është prezantuar para studentëve roli, misioni dhe fushë-veprimtaria e  IPK-së.

Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe  rëndësinë e integritetit policor.

Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë  si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së  respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme