Instituti i Mjekësisë Ligjore ndihmohet me 3 milionë € nga fondet IPA, synohet modernizmi

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX, kanë organizuar tryezë diskutimi në të cilën janë prezantuar arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, falënderon BE-në që me fondet IPA ka mundësuar trajnimet e modernizimin e Institutit.

“Shpreh mirënjohje për BE të cilët mundësuan lansimin e projektit për mjekësinë ligjore, i cili është i financuar nga programi IPA. Duke pasur parasysh sundimin e ligjit Ministria do të bëjë përpjekjet për Institutin”.

“Një nga synimet e Ministrisë është sundimi i ligjit. Strategjia e Institutit është nga dokumentet kyçe dhe fokusi është arritja e rezultateve optimale”.

Shefi i Zyrës së BE, Thomash Szuyniog, tha se kanë mbështetur Institutin me 3 milionë euro, duke shtuar se ky institucion mund t’i ndihmojë sundimit të ligjit dhe të mundësojnë rrugën për në BE.

“Ofrimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore është drejtësi funksionale dhe sundim i ligjit. Pra sipas këtyre janë duke u bërë në mënyrë shkencore. Me mbështetjen e BE me 3 milionë euro kemi filluar trajnime të ndryshme të institutit dhe pajisje”.

“Kosova ka dokument kryesore për zhvillimin afatgjatë të këtij instituti. Instituti mund t’i ndihmojë sundimit të ligjit dhe të përmirësojë Kosovën drejt rrugës për në BE”.

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars Gunar Wigemark, tha se po punojnë në identifikimin e personave të zhdukur, ngase sipas tij, ka humbur durimi i familjarëve.

“Mendoj që është shembull i mirë sa i përket qasjes së BE duke punuar me mënyra të ndryshme me BE. Ne si mision me partnerë kosovar jemi në mbështetje të Institutit. Sot janë 1 600 persona të zhdukur dhe përshinë gra burra. Ne jemi duke punuar në identifikimin e personave të zhdukur”.

“Që nga fillimi EULEX ka kryer 700 operacione në teren. Ekspertët tanë të forenzikës punojnë me IML. Synimi ynë është që t’i japim anëtarëve të familjes për personat e tyre të zhdukur që nga vitit i kaluar ekspertet tanë janë duke identifikuar mbetje mortore. Shumica e atyre që kanë anëtarë të familjes durimi i tyre është duke humbur. Ne do të punojmë më tutje për të identifikuar dhe gjetur persona të zhdukur”.

Flutra Goga Bajrami, drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se po punojnë vazhdimisht drejtë zhvillimit dhe ofrimit të shërbimeve cilësore.

“Do të prezantojmë strategjinë për Institutin tonë. Planifikimi strategjik është për zhvillimin e planeve të Institutit. Në misioni i Instituti synon të ofrojë shërbime laboratorike dhe ekzaminime”.

“Duke arritur funksionim te vazhdueshëm dhe praktika më të mira mjekësore proceset mjeko ligjore do të ofrojë transparencë dhe prova me një sistem të hierarkisë”.

Të ngjashme