Istrefi për 12 vjetorin e Pavarësisë: Lavdi e nderim atyre që ranë për këtë ditë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Kosova shënon 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë institucionet kanë organizuar aktivitete të ndryshme për nderë të përvjetorit.

Po ashtu, lider dhe zyrtarë të ndryshëm kanë uruar për këtë ditë.

Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, ka uruar qytetarët për këtë ditë.

Ai në një publikim në profilin e tij në rrjetin social, në facebook ka shkruar se për këtë ditë u bë sakrificë e madhe.

Publikimi i plotë i Istrefit:

Urime Dita e Pavarësisë!

Sot bëhen 12 vjet që vendi ynë feston shpalljen e pavarësisë.

Lavdi e nderim atyre që ranë për këtë ditë të madhe.

Kosova, shteti im, i qytetarëve të lirë, fëmijëve të mi, familjes time dhe gjithë atyre familjeve që dhanë bijtë dhe bijat për më të shtrenjtën liri, ka lindur për të qëndruar përgjithmonë e lirë.

Urime!

Të ngjashme