Iu vranë 4 vëllezër në Krushë të Madhe – Inalli: Do ta dëshmojmë atë që ndodhur

Rahovec | 26 Mar 2021 | 13:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Haxhi Inalli i cili ka të vrarë katër vëllezër në masakrën e Krushës së Madhe e që njëri nga ta është i zhdukur ka thënë se nuk është punuar shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, raporton Ekonomia Online.

Ai tregon se në ditën kur ka ndodhur masakra ka qenë në shtëpi, por si shprehet ai ka qenë vullnet i  Zotit që ai të mbetet gjallë si dëshmitarë i asaj që ka ndodhur.

“Neve kemi kërkuar në të gjitha instancat, por nuk është punuar ende kemi të pagjetur shumë. Kur ka ndodhur masakra kam qenë në shtëpi. Por deshi Zoti për me pas dëshmi të gjalla dhe unë shpëtova”, ka thënë ai, për EO.

Inalli i pyetur për pritjen për Qeverinë Kurti, tha se nëse i ka duart e lira mund të punojë, por është herët të flas.

Të ngjashme