Kabashi: Menaxhimi i emergjencave e rrit zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 11:35 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur Konferenca Shkencore “Marrëdhënia dhe ndërveprimi midis Zhvillimit ekonomik dhe Menaxhimit të emergjencave”, raporton Ekonomia Online.

Profesori dhe dekani i kolegjit “Biznesi” , Shyqeri Kabashi, tha se për të pasur zhvillim ekonomik të sigurt duhet të organizohet në perfeksion menaxhimi i emergjencave.

Sipas tij, një ekonomi e zhvilluar nuk mund të arrihet me një politike destabiliteti e klanore dhe me plane deklarative.

“Për të lumturuar qytetarët e vendit është i nevojshëm zhvillimi ekonomik. Por që të kemi zhvillim ekonomik të sigurt, duhet të organizojmë në perfeksion menaxhimin e emergjencave. E që të kemi një menaxhim emergjencash me vlerë për sigurinë e zhvillimit, duhet të analizohen e vlerësohen me kujdes rreziqet që mund të bëhen shkas për fatkeqësi në shoqëri e në mjedis. Përcaktimi i një synimi të tillë kërkon politike stabile e me vullnet dhe plane afatgjata të zhvillimit të vendit. Prandaj duhet të dimë se një ekonomi e zhvilluar nuk mund të arrihet me një politike destabiliteti e klanore dhe me plane deklarative”, tha ai.

Sipas tij, rreziku me i lartë vjen nga dobësimi i rritjes ekonomike.

Ai më tej tha se në të gjitha ekonomitë moderne, shteti ka një rol të padiskutueshëm e madje shpesh parësor në aktivitetin ekonomik. “Detyrë themelore e shtetit në raport me ekonomitë e çdo vendi është krijimi dhe mbarëvajtja e funksionimit të platformës ligjore dhe institucionale mbi të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik”, theksoi ai.

Ndër të tjera, ai theksoi se lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar është elementi i sigurisë së zhvillimit.

Ndërsa sa i përket domosdoshmërisë së njohjes dhe shfrytëzimit te Menaxhimit të Emergjencave, Kabashi tha se menaxhimi i emergjencave konsiderohet si fusha më e gjerë dhe gjithëpërfshirëse për ardhmërinë e veprimtarisë shoqërore sepse merr përsipër te paraqesë teorinë dhe praktikën e situatave emergjente dhe menaxhimit të tyre.

“Menaxhimi i Emergjencave studion njohuritë bazë për hapësirën, mjedisin, shoqërinë dhe veprimtaritë kryesore të shoqërisë të cilat prodhojnë fatkeqësi dhe dëmtime të jetës se njerëzve dhe pasurisë së tyre, dëmtime të mjedisit, pronës shoqërore etj”, theksoi Kabashi.

Ai tha se për menaxhimin e emergjencave prioritet mbetet parandalimi i fatkeqësive.

I pranishëm ishte edhe ministri në detyrë i Punëve te Brendshme, Ekrem Mustafa.

“Takime të tilla janë të mirëseardhura dhe sidomos kur bisedohet për emergjencat. Emergjencat janë shtylla kryesore e një shteti”, tha Mustafa.

Dr. Izet Shehu foli për “Implikimet e menaxhimit në implementimin e emergjencave si pasojë e ndryshimeve klimatike”.

“Kemi menduar se është me interes kombëtar. Qëllimi ka të bëjë me gjendjen aktuale të ndryshimeve klimatike, keqmenaxhimit të faktorëve që ndikojnë. Zonat urbane janë të ekspozuar prej valëve te nxehtësisë në disa rajone numri i vdekjeve nga nxehtësia është rritur ndërsa nga të ftohtit është zvogëluar”, tregoi ai, raporton EO.

Të ngjashme