Kadri Veseli: E paharruar është jeta dhe vepra e heroit Ismet Asllani

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka kujtuar heroin Ismet Asllani, në 21 vjetorin e rënies së tij nga lufta në në Kosovë.

Veseli ka thënë se jeta dhe vepra e ish-ushtarit të UÇK-së mbetet e paharruar.

”Jeta e heroit Ismet Asllani ishte e mbushur me vepra trimërie për Kosovën, kur më së shumti i duheshin vendit. Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e jashtëzakonshëm të tij për forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Humanizmi i tij në kohë lufte është i paharrueshëm, kur bënte furnizimin e mijëra qytetarëve në malet e Kosovës me miell e bukë, në kohën më të vështirë për popullin tonë, tërë pasurinë ia dedikoi UÇK-së. Ismet Asllani në fund e dha edhe jetën e tij, sikur edhe dy vëllezërit, në luftën e shenjtë për lirinë e Kosovës. E paharruar është jeta dhe vepra e tij”.

Të ngjashme