Kamenicë, një 54 vjeçar humb jetën nga COVID-19

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se një 54 vjeçar nga ky qytetë ka humbur jetën nga COVID-19.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, edhe për një  rast të ri dhe tre të shëruar gjatë 24 orëve.

Postimi i plotë i tij:

Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me #COVID19, kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht.

Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.

Ngushëllime të sinqerta familjes!

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:

– 114 raste të identifikuara;

– 81 të shëruar plotësisht;

– 24 raste aktive;

– 9 të vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme