Katër persona lëndohen në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në Prishtinë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe janë lënduar katër persona.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

Të ngjashme