Katër të mitur nga Prizreni e sulmojnë një tjetër dhe ikin

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, mesditën e së enjtes.

Po ashtu është bërë e ditur se katër të miturit që kanë sulmuar viktimën, gjenden në arrati.

“Rr. Ali Hadri, Prizren 28.10.2021 – 12:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (i mitur) ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur), të cilët gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Të ngjashme