Kërkohen psikologë për secilën shkollë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë gjithë ditës së martë, fëmijët ishin në qendër të vëmendjes së liderëve institucional e politik. Kjo u bë për shkak të 1 qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve.

Por edhe me 2 qershor dikush po vazhdon të merret me mirëqenien e fëmijëve.
Qendra për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore të mërkurën në kuadër të ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve mbajti një sërë tryezash diskutimi.

Në njërën prej tyre u rekomandua që secila shkollë të ketë psikolog.

Një rol të rëndësishëm këtu u tha se kanë edhe mësimdhënësit. Brenga dhe preokupime po del të kenë edhe fëmijët e moshave 3-6 vjeç.

Hulumtime të tjera si kjo që u prezentuan gjatë konferencës, synojnë të përmirësojnë kushtet psiko-sociale të fëmijëve. Në këtë takim mori pjesë edhe ministrja e arsimit Arbërie Nagavci e cila u zotua se MASHT po bën përpjekje për të siguruar sistem më të mirë për fëmijët i cili do t’iu siguron atyre edukim cilësor, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme