Kërkohet përfaqësim i barabartë gjinor në institucione, sidomos në vendet rurale

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 11:03 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në debatin “Ndarja e përgjegjësisë në përzgjedhjen e politikave publike: Sfidat në sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në procesin e bërjes së politikave” u diskutua për përfaqësimin e grave në vendimmarrje, sidomos të atyre në vendet rurale. Aty u tha se grave duhet tu ipet më shumë hapësirë  për të dëshmuar se ato mund dhe dinë të udhëheqin, raporton Ekonomia Online.

Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, tha se komuna e tyre i ka kushtuar shumë rëndësi punësimit të grave. Ai tha se në komunën që ai udhëheqë 50 për qind janë gra derisa kërkoi që grave tu ipet më shumë hapësirë.

“Si gjeneratë e re duhet të marrim hapa më të rëndësishëm. Komunikimi me minoritetin ishte i vështirë në komunë pas lufte dhe për këtë arsye kemi emëruar një nënkryetar të komunitetit serb dhe një rom edhe pse nuk jemi të detyruar me ligj. Gjithashtu kemi 11 drejtori, 6 nga ta udhëhiqen nga gratë pra 50 për qind. Jemi munduar të japim shërbim cilësor. Është më rëndësi të dëshmojmë se gratë mund të udhëheqin mirë. Ne duhet që veçanërisht të jemi të kujdesshëm se një grua e ka më të vështirë udhëheqjen se një burrë sepse tradita është e vjetër. Është e rëndësishme t’i japim grave hapësirë”, ka thnënë Kastrati.

Deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi, tha  Kosova është model më i mirë i trajtimit të komuniteteve. Por ajo pati një shqetësim. Tha se përfaqësimi i grave në vendet rurale është i ulët dhe për këtë duhet të bëhet më shumë .

“Kosova është model më i mirë i trajtimit të komuniteteve. Ne jemi në një shoqëri tranzicion, por na ka munguar edhe edukimi familjarë për vlerësimin e grave. Unë gëzohem kur gratë dalin të votojnë sepse këtë e kemi fituar me gjak dhe gratë kanë të drejtë të votojnë për vendimmarrje në shtete. Si të projektojmë se bashku? Si të ndërtojmë Kosovën së bashku. Gratë janë me përfaqësim simbolik në qendra rurale edhe këtu duhet të bëjmë diçka për tejkaluar këto”, tha Kajtazi, raporton EO.

Ganimete Aliu, zyrtare për barazi gjinore në komunën e Kamenicës, ndryshe nga deklaratat e kryetarit të saj, tha sepjesmarrja e grave në vendimmarrje është e ulët.

“Fatkeqësisht pjesëmarrja e grave në vendimmarrje është e ulët.  Vazhdon të jetë problem i komunës sonë. Nga 21 asamblist, 7 janë femra. Kur gratë janë bashkë atëherë edhe burrat janë bashkë. Nuk jam përgjegjëses, për zyrë të barazisë gjinore nuk kemi buxhet, vazhdon të jetë sfidë edhe gratë e komuniteteve nuk marrin pjesë në vendimmarrje”, tha Aliu.

Jovana Radosavlijevic, drejtoreshë në “Iniciativën e Re Shoqërore”, tha se në komunat me të cilat punojnë në veri ka mungesë të motivimit të grave në vendimmarrje.

“Punojmë me 4 komunat në veri të Kosovës. Janë komuna të reja, ka departament që s’ka drejtor. Kemi një mungesë të motivimit të grave për vendimmarrje. Kemi pasë pilot projekte në 4 komunat që në vend të komunave i bëjnë shoqërive civile dhe përmes këtyre projekteve kemi arritur që të bindim autoritetet e komunave që gratë kanë nevojë për vendimmarrje. Ka qytetarë që nuk besojnë që nuk mund të ndikojnë në vendimmarrje, por kjo duhet të ndryshohet”, tha ajo.

Ivan Nikolic, drejtor i Organizatës “Komunikim për Zhvillim Shoqëror”, foli për komunën e Graçanicës. Tha se athe qytetarët kanë probleme ne qasje në komunë.

“Unë që në fillim pajtohem në deklaratat e më hershme dhe nuk ka tregues që tregon përmirësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatet. Ne punojmë në Graçanicë. Kur bëhet fjalë për qytetarët e atij vendi ata kanë probleme në qasje në komunë. Ka mekanizma, por nuk funksionon. Është sa vetëm të plotësohet ligji, por jo për shërbim. Nëse një qytetar paraqet një problem në komunë etiketohet si kundër pushtetit”, tha ai.

Të ngjashme