Këshilla shoferëve për vozitjen në dimër

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Që nga dje ka filluar sezoni dimëror për shoferët, që zyrtarisht zgjat deri me 15 mars të vitit të ardhshëm, kur makinat duhet të jenë të kenë pajisjet dimërore për të dalë në rrugë.

Përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, shoferëve u rekomandohet që të pastrojnë mirë xhamat e makinës para se të nisin vozitjen.

Gjithashtu kujdes që të mbathurat të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës. Kurse gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes duhet të jetë dhjetë herë më e gjatë në kushtet e rrugës me akull dhe dëborë. Shpejtësia e dytë është më e preferueshme në terrenet e mbuluara me dëborë.

Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush. Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante.

Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes edhe 10-15 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme