Këshilli Prokuroril i Kosovës, cakton U.D Kryeprokurorin e Shtetit

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 214-të, me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi pikën e vetme të rendit të ditës, për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pasi që Kryeprokurori aktual, Aleksandër Lumezi, ka përfunduar mandatin prej shtatë (7) vjetësh.

Anëtarja e KPK-së, Bedrie Alshiqi, propozoi që për Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, të vazhdojë Kryeprokurori aktual, Aleksandër Lumezi, mirëpo këtë propozim i njëjti e refuzoi duke i hapur mundësinë që të propozohet një prokuror tjetër.

Pas kësaj, anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli, propozoi për Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, që të caktohet prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Anëtarët e KPK-së, me dhjetë  (10) vota për caktuan U.D Kryeprokurorin e Shtetit.​

Të ngjashme