Këto janë vlerësimet e britanikëve dhe vendorëve për kandidatët për KPMSHCK

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të Memorandumit të nënshkruar mes Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për fuqizimin dhe sigurimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, 3 ditë më parë janë intervistuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Në bazë të rezultateve të publikuara nga ueb-faqja zyrtare që njofton për përzgjedhjet e kandidatëve për pozitat e larta, del se kandidati Shkëmb Manaj ka marrë më së shumti pikë nga Komisioni i Ambasadës Britanike, e po ashtu edhe nga komisioni vendor për administratë shtetërore, raporton Koha.net.

Britanikët, Manajn e kanë vlerësuar me 25.5 pikë nga 35 sa janë maksimalet, kurse vendorët me 30.8.

I dyti në këtë listë nga britanikët është vlerësuar Lulzim Aliaj, me 23.0, ndërsa për kandidatin e njëjtë, komisioni për administratë shtetërore e ka vlerësuar me 28 pikë dhe është në vendin e katërt.

Kjo është lista e kandidatëve të vlerësuar nga britanikët:

Shkëmb Manaj: 25.5

Lulzim Aliaj: 23.0

Mërgim Himaj: 22.5

Faruk Rexhaj: 20.5

Ramadan H. Gashi 19.0

Të ngjashme