KFOR-i turk rinovon një shkollë fillore në Krushë të Vogël

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Projekti i rinovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore Krushë e Vogël është realizuar nga ana e KFOR-it Turk dhe është vënë në shërbim me datën 10 Nëntor 2020, përcjell Ekonomia Online

Në drejtim të nevojave për mësimdhënie dhe mësimnxënie është bërë furnizimi me banka, karriga dhe dollapë për klasat mësimore, biblioteka poashtu është pajisur me rafte, dollapë dhe tavolina pune, kabineti i informatikës është pajisur me 8 kompjuterë, tavolina për kompjuterë dhe 1 projektor.

Poashtu, është bërë rinovimi i të gjitha klasave dhe bibliotekës përfshirë sistemet elektrike dhe infrastukturës në përgjithësi, depot te cilat gjendeshin në katin e dytë janë ndarë me panele duke u krijuar kështu kushte më të mira dhe higjienike për fëmijë.

“Projekti është financuar plotësisht nga ana e Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftimin për medie.

“Me këtë projekt KFOR-i Turk e ka përfunduar me sukses edhe proejktin e 40-të në fushën e arsimit në komunën e Prizrenit. Projektet si këto do të vazhdojnë edhe më tutje me qëllim të fuqizimit të miqësisë sonë qindra vjeqare”, thuhet tutje në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme