KFOR nis stërvitjet ushtarake në Aeroportin e Gjakovës

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO janë duke zhvilluar stërvitje operacionale të quajtura “Niveli Opreh ll” në Aeroportin e Gjakovës.

Në këtë ushtrim po marrin pjesë figura të larta udhëheqëse të kësaj trupe përfshirë komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Franco Federici si dhe komandanti i EUFOR nga Sarajeva, Gjeneral Alexander Platzer, njofton Klankosova.tv.

Në këto stërvitje që janë të rregullta çdo vit janë të përshirë misionet nga 12 shtete – përfshirë batalionet e KFOR-it italian, amerikan, anglez, shqiptar, austriak, etj.

Stërvitjet do të përfshijë skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, ushtrime të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie.

Kujtojmë se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Të ngjashme