KFOR publikon një sqarim rreth takimit Hoti- Stoltenberg, thotë se s’ka lidhje me incidentet si ai i Karaçevës

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Misioni i KFOR’it në Kosovë ka sqaruar natyrën e takimit që do të ndodhë sot mes  kryeministrit Avdullah Hoti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg.

Përmes një komunikate për media, KFOR’i ka thënë se takimi Hoti-Stoltenberg ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet e kohëve të fundit siç është ai i Karaçevës, raporton Gazeta Express.

“NATO dhe KFOR’i theksojnë se misioni i KFOR’it mbetet i pandryshuar për të mbajtur një ambient të sigurtë dhe liri të lirë të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244. Takimi mes sekretarit të përgjithshëm të NATO’s dhe z. Avdullah Hoti është i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet specifike të kohëve të fundit. NATO vazhdon të përkrahë dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja mes Beogradit dhe Prishtinës i cili është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në komunikatën e KFOR’it.

Kryeministri Avdullah Hoti do të takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg në selinë e NATO’s në Bruksel.

Hoti dje ka zhvilluar takimin e nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për të vazhduar dialogun mes dy shteteve.

Të ngjashme