Kjo është gjendja e pacientëve të infektuar me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.  Prej tyre 4 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-Covid.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 1  pacient

Klinika e Pulmologjisë, 28  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient  i  spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës,2  pacientë

Të ngjashme