Kjo është gjendja e policëve pas aksionit në veri, 4 dërgohen në QKUK

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës këtë të mërkurë nisi një operacion policor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kundër kontrabandës me mallra.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, shtatë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre gjashtë zyrtarë të nacionalitetit shqiptarë dhe një i nacionalitetit serb.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Spitalit, Luljeta Zhubi, ka deklaruar se shtatë policë kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas saj, katër nga policët e lënduar janë nisur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Shtatë policë janë sjellë në Spitalin e Mitrovicës për trajtim dhe të njëjtve u është ofruar trajtimi. Katër nga policët e lënduar janë nisur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kurse tre të tjerë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi”.

“Katër policët që janë nisur për në QKUK kanë pësuar lëndime më të rënda e për atë janë përcjell për në Prishtinë”, tha Zhubi.

Të ngjashme