Kjo është puna e realizuar në Spitalin e Gjakovë në maj

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës tregojnë pë punën e bërë gjatë muajit maj të këtij viti.

Ata tregojnë se kanë pasur të hospitalizuar: 1184 pacientë, prej tyre 100 në kirurgji, 48 në ortopedi, 30 në urologji, 12 në orl, 14 në oftalmo, 136 në gjinekologji, 172 në obstetrikë, 145 në neonatologji, 137 në pediatri, 223 në interno, 13 në infektivë, 26 në neurologji, 21 në psikiatri, 69 në pulmologji, 21 në kujdesin intensiv dhe 8 në njësin koronare.

Nga ky spital tregojnë se janë kryer 135 operacione prej tyre 41 në kirurgji, 20 në ortopedi, 8 në urologji, 11 në oftalmo dhe 40 në gjinekologji.

Gjatë këtij muaji kanë lindur 78 djem dhe 62 vajza (40 lindje me prerje cezariane).

Sa i përket shërbimeve ambulatore, vizita mjekësore kanë qenë 7629, prej tyre 145 shërbime të CT-së, 1223 shërbime në Ro-Kabinet dhe 202 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Numri i pacientëve qe kane marre shërbime ne Laborator ka qene 2265.

Po ashtu në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 712 paciente ne dialize.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme