KMDLNj: A janë të gjithë qytetarët e Kosovës të barabartë para ligjit?

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive e të Njeriut përmes një komunikate për media ka berë një ankesë rreth barazisë së qytetarëve të Kosovës para ligjit.

Më poshtë mund ta gjeni raportin e plotë të KMDLNj-së:

Që nga përfundimi i luftës përkatësisht nga viti 1999 e deri në vitin 2018 , qytetarët e Kosovës , joserbë kanë qenë të detyruar të paguajnë për rrymën e shpenzuar nga serbët e veriut të Kosovës dhe , mbase edhe për shpenzimet tjera siç janë faturat për ujë , ngrohje , mbeturina etj. ndërkaq që tatimin për pronë nuk e kanë paguar kurrë.

Operatorët për prodhim dhe distribuim të rrymës në Kosovë , më heret KEK-u dhe tash KEDS –i në mënyrën më kriminale të mundshme , tinëzisht kanë plaçkitur paguesit e rregullt të rrymës së shpenzuar , e që më shumë se 93% kanë qenë shqiptarë, në mesin e të cilëve një përqindje e madhe kanë qenë raste sociale , duke ua ngarkuar faturat edhe me shpenzimet që i kanë bërë serbët e katër komunave në veri të Kosovës.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve të plaçkitur , të KMDLNj –së dhe të Avokatit të Popullit , Gjykata e Apelit mori vendim që të ndërpritet kjo lloj abuzimi dhe hajnie institucionale ndërkaq qeveria e Kosovës premtoi se do të kompensohen qyetarët e dëmtuar për më shumë se 17 vite e që deri më tani nuk janë kompensuar.

Serbët e veriut të Kosovës edhe më tutje refuzojnë të paguajnë faturat për rrymë dhe shërbime tjera ndonëse buxheti i Kosovës dëmtohet për më shumë se 12 milionë euro në vit. Shteti i Kosovës nuk vepron në veri në ndërkohë që edhe për borxhin më të vogël të faturës për rrymë të shpenzuar , KEDS-i përmes përmbaruesve ua bllokon llogaritë bankare edhe kategorive sociale. KEDS –i përveç se i çkyq nga rrjeti i furnizimit ata që nuk e paguajnë rrymen në afatin e paraparë, por , për rikyçje e inkason edhe një taksë shtesë në formë të gjobitjes.

Një pjesë e kriminalizuar e ndërkombëtarëve , në partneritet me një pjesë të krimnalizuar të politikës kosovare ka kontribuar në forcimin dhe mirëmbajtjen e strukturave kriminale serbe në veri ndërkaq që roli i Serbisë në aktivitete kriminale nuk është penguar me asgjë , madje është inkurajuar nga ndëkombëtarët në emër të nor,alizimit të raporteve me Serbinë.

Ligjet e Kosovës si dhe Kushtetuta e saj garantojnë barazi dhe trajtim jodiskriminues për të gjithë qytetarët e saj e që në rastin konkret diskriminimi është aq flagrant e që nuk ndodhë në asnjë vend të botës.

Për shpenzimet e bëra duhet të vlejnë standardet e nhëjta , ate që shpenzoni , duhet edhe të paguani pa bërë dallime në baza etnike , fetare , gjinore , moshore , racore , bindjeve politike etj.Pse shqiptarët dhe joserbët duhet të paguajnë ndërsa serbët nuk paguajnë kurrë dhe asgjë në ndërkohë që ndaj tyre nuk vlenë orari i reduktimeve ?!

Qytetarët e Kosovës , në mënyrë të organizuar duhet të kundërshtojnë këtë diskriminim dhe vendosje të standardeve të dyfishte duke protestuar dhe duke kërkuar trajtim të barabartë. Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se janë shtet dhe se nuk pranojnë që serbët të sillen në këtë mënyrë.

Ndryshe , eskalimi i situatës në Kosovë , fillimisht i natyrës sociale duhet dhe  do të jetë i pashmangshëm e që pastaj do të përcillet me destabilizim polituk dhe situatës së sigurisë.

Të ngjashme