Kolegji “Tempulli” organizon tryezë për shërbimet postare

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 15:13 | Nga

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, në bashkëpunim me institucione dhe partnerë, gjatë muajit shtator ka planifikuar të vazhdojë me organizimin e tryezave tjera në fushat e trafikut postar, telekomunikacionit, transportit ajror si dhe rreth logjistikës.

Më 26 gusht 2016, Kolegji “Tempulli” organizoi me sukses tryezën e rrumbullakët me temën “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian”.

Më gjerësisht rreth kësaj tryeze mund të informoheni në LINKUN.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve Kolegji “Tempulli” nesër organizon tryezën e rrumbullakët “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar”, e cila mbahet në ambientet e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë.

Kjo tryezë do të veprojë si një platformë diskutimi në mes zyrtarëve të qeverisë dhe palëve të interesuara publike dhe private, si dhe subjekteve tjera, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ofrimit sa më cilësor dhe të shpejtë te shërbimeve të sigurta postare në vend.

Diskutimet e folësve do të orientohen në realitetet aktuale duke u përpjekur në gjenerimin e ideve për platforma të reja drejt përmirësimit dhe rritjes të performancës të shërbimeve postare si një proces që do të ndihmojë në integrimin e mëtutjeshëm të Postave te Kosovës ne rrjetin regjional dhe ndërkombëtar.

Tryeza është planifikuar të organizohet nga Kolegji “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit ekonomik, Autoritetin Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe SH.A. Posta e Kosovës.

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/biznes/investimi-ne-hekurudha-ndikon-ne-zhvillim-ekonomik/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme