Kolona të gjata në kufijtë me Serbinë, bashkatdhetarët ia mësyejnë Kosovës

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë kanë filluar kolona të gjata të mërgimtarëve të cilët janë nisur drejt vendlindjes.

Në Qendrën Kombëtare të Menaxhimit Kufitar thuhet se pritjet për në hyrje në Merdare janë deri në 45 minuta, daljet deri në pesë minuta. Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet në hyrje arrijnë deri në 2 orë dhe në dalje deri në pesë minuta.

Përveç, Kosovës pritje të gjata ka edhe në pikat kufitare të vendeve të tjera të Ballkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme