Sot, Komuna e Suharekës, ka filluar me mbajtjen e Diskutimeve Publike me qytetarë.
Me banorët e fshatrave Maqitevë, Mushtisht, Baqevc, Delloc, Sallagrazhdë dhe Dubravë, u mbajtën këto konsultime, ku u diskutua për projektet e viteve 2022-2024 në kuadër të Kornizës Afatmesme Buxhetore.
Pjesë e takimeve ka qenë edhe kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj së bashku me vartësit e tij, të cilët i dëgjuan kërkesat e qytetarëve të këtyre fshatrave dhe i procesuan për ti jetësuar me afate të parapara nga KAB 2020-2024.
Diskutimet Publike do të vijojnë edhe ditëve në vazhdim.