Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me Coronavirus

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka shënuar edhe 47 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin total të të infektuarve në vend.

Përderisa, Prishtina dhe Vushtrria po vazhdojnë të mbetën në krye të listës për nga numri i rasteve aktive, shtatë komuna të tjera të Kosovës nuk kanë asnjë rast aktiv.

Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv janë: Malisheva, Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Veriu i Mitrovicës, Deçani dhe Hani i Elezit.

Malisheva deri sot ka shënuar gjithsej 77 raste me koronavirus, Leposaviqi 23, Zubin Potoku, 23, Deçani 3 dhe Hani i Elezit 7.

Deri sot në Kosovë janë shëruar gjithsej  1 mijë e 69 pacientë nga koronavirusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme