Komuniteti rom në Evropë përballet me katastrofë humanitare si pasojë e Coronavirusit

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Romët janë pakica më e madhe etnike në Evropë dhe ndër qytetarët më të margjinalizuar evropianë, të përjashtuar nga shoqëria për dekada me radhë.

Me pandeminë coronavirusit, tani ata po përballen me një katastrofë të mundshme humanitare, transmeton Telegrafi.

Shumica e këtij komuniteti me 12 milionë banorë, nuk kanë vendbanime të përhershme, duke u detyruar të jetojnë në hapësira të ndryshme, pa ujë, kanalizim dhe mjete higjienike, për të mos thënë se kanë edhe qasje të kufizuar edhe në vizita mjekësore.

“Janë shumë anëtarë të familjes, që jetojnë në të njëjtën strukturë të improvizuar, derisa ata duhet të mbajnë distancën sociale për të mbijetuar”, thotë Ciprian-Valentin Nodis, një rom dhe studiues nga Rumania veriore.

Sipas tij, ata nuk kanë as ku të hanë sepse nuk kanë arritur të sigurojnë ushqimine duhur për mbijetesë, duke mos parë ndonjë përmirësim të gjendjes së tyre.

Testimi për coronavirus në Evropën Qendrore dhe Lindore është i kufizuar, andaj është e paqartë se sa romë janë infektuar deri më tani.

Në vendbanimin më të madh të Romëve në Evropë, jashtë qytetit bullgar Plovdiv, rreth 60 mijë romëve iu është ndërprerë uji i pastër dhe kanalizimi.

Derisa në Hungari, ku komunitetet rome gjithashtu nuk kanë qasje në shërbimet themelore, udhëheqësit romë thonë se ata nuk mund të respektojnë urdhrat e shtetrrethimit, sepse kjo do të thotë se ata duhet t’i lënë familjarët e tyre të uritur.

Qeveria sllovene, e ka dërguar ushtrinë që ta rrethojë një vendbanim të komunitetit rom, nga frika se ata mund ta përhapin coronavirusin, ndërsa nuk i ka ofruar ndihmat e duhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme