Konjufca në 33-vjetorin e rënies së Fazliut e Zhitisë: Ishin frymëzim që mijëra djem e vajza t’i bashkohen UÇK-së

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 12:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nderim të 33-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia zyrtarë institucionesh, bashkëluftëtarë e familjarë kanë bërë homazhe të varrezat e tyre në Velani në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast homazhe ka bërë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai tha se Fazliu e Zhitia ishin shembull se si jepet jeta për lirinë e vendit.

AI më tej shtoi se ata ishin frymëzim që mijëra djem e vajza t’i bashkohen UÇK-së.

“Erdhëm për t’i bërë nderimet për heronjtë tanë që e dhanë shembullin më të vyer se si jepet jeta për lirinë e atdhetar sepse ata i luftuan forcat e okupatorit”.

“Ishin shembull që frymëzoi edhe brezat më pas. E mijëra djem e vajza u bashkuan në UÇK duke e përjetuar shembullin e tyre se si me pushkë në dorë duhet t’i dilet përpara okupatorit. Sa të ketë gjallë popull shqiptar ata do të kujtohen e do të nderohen”.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të me forcat e armikut.

Të ngjashme