Kornizë që garanton se projektet nuk do të kenë ndikim negativ në ambient

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 2 nëntor – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, respektivisht Agjencia Kadastrale e Kosovës pritet të fillojë implementimin e projektit për regjistrimin e pronës në kadastër dhe për infrastrukturën e informacioneve hapësinore (REGIP).

Ky projekt pritet të nënshkruhet mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore në një të ardhme të afërt, varësisht prej negociatave, ndërsa një nga kushtet e Bankës Botërore për secilin projekt që financohet nga ta është edhe përpilimi i një dokumenti me titull “Korniza për menaxhim mjedisor dhe social”, detyrë e të cilit është të garantojë që projekti nuk do të ketë ndikimin negativ as në ambient e as në shoqëri.

Për të prezantuar draftin e këtij dokumenti sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur tryeza me temë “Korniza për menaxhim mjedisor dhe social” për projektin REGIP. Takimi bëri bashkë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave joqeveritare që kanë të bëjnë me ambient dhe çështje shoqërore, me theks të veçantë çështjet gjinore dhe ato të komuniteteve.

Takimin e hapi u.d kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, i cili prezantoi aktivitete e përgjithshme të këtij institucioni. Më pas, përmes prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, takimi u fokusua në dokumentin në fjalë, përfshirë komponentët e tij dhe rreziqet potenciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme