Kosova ia ka dorëzuar sot Serbisë në vendkalimin kufitar në Merdarë eshtrat e dy personave të nacionialitet serb që janë vrarë gjatë luftës.
Eshtrat e tyre janë identifikuar në morgun e Prishtinës, përderisa pranim-dorëzimi është bërë përmes komisioneve të të pagjeturve të të dyja vendeve dhe shoqatës serbe të familjeve dhe të kidnapuarve dhe të të vrarëve në Kosovë.