Kosova kujton dhe falendëron Bill Clintonin

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 13:16 | Nga Diellza Thaçi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nderë të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka bërë ndërrimin e flamurit te busti i ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Agim Rexhepi, drejtues i kësaj shoqate, tha se në bashkëpunim me Kolegjin UBT dhe zjarrfikësit e rajonit të Prishtinës kanë organizuar këtë aktivitet në shenjë falënderimi dhe respekti për popullin amerikan, dhe ish-presidentin Clinton, “i cili bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Qëllimi ynë ka qenë që t’i tregojmë shpëtuesit tonë (Amerikës), t’i tregojmë qytetarëve amerikanë dhe qeverisë amerikane se ne jemi të vetëdijshëm për atë që kanë bërë për popullin shqiptar në përgjithësi gjatë historisë. Po ashtu ne nuk mohojmë vlerat tona të Ushtrisë Çlirimtare, të institucioneve të luftës, të dala prej luftës dhe para luftës. Edhe në ditën më sublime tonën ne dimë t’i çmojmë dhe respektojmë aleatët tanë”, tha ai.

Me këtë rast, me financimin e Kolegjit UBT ka në sheshin “Bill Clinton” u vendosën edhe ulëse të cilat do të shfrytëzohen nga qytetarët për të pushuar dhe relaksuar.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se qëllimi i institucionit të cilin ai e drejton, është që të nderoj dhe të kujtoj kontributin e njerëzve dhe shteteve që ndikuan në pavarësimin e Kosovës.

“Krahas ndihmës së ofruar në përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja, që potencialisht janë e ardhmja e vendit tonë dhe anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, synim i vazhdueshëm për ne është kujtimi dhe nderimi i të gjitha figurave dhe shteteve, që sollën frymën e lirisë në vendin tonë”, tha Hajrizi, duke përmendur kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-ve.

“Falë mbështetjes së SHBA-ve, ne e kemi fituar pavarësinë dhe e njëjta po vazhdon edhe sot, kur ne po e ndërtojmë shtetin tonë”, përfundoi Hajrizi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme