Kosova nderon dy oficerët shqiptarë të rënë në Letoni

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës gjatë misionit ushtarak në Letoni, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ka hapur  Librin e Ngushëllimeve, raporton Ekonomia Online.

Në pritje të ngushëllimeve po qëndron ambasadori i Shqipërisë Qemajl Mingjozi.

Kryeministri Ramush Haradinaj pas nënshkrimit në “Librin e Zisë”, tha se Kosova i nderon përjetë 2 oficerët që ranë në detyrë, duke i shprehur ngushëllime mbarë popullit shqiptar.

“Erdhëm në nderim të Ushtrisë Shqiptare të jetës por edhe të rënies të 2 oficerëve të ushtrisë shqiptare, ata e kanë nderuar atdheun pra kanë ra në shërbim. Kosova i nderon përjetë, i përjetshëm kujtimi për ta respekt për familjet edhe kolegët dhe gjithë ata  që bashkëndjejnë sot”, u shpreh Haradinaj

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se kombi shqiptar duhet të ndjehet krenar ngase po kontribuon në paqen dhe sigurinë globale dhe se shpreson se edhe Forca e Sigurisë në të ardhmen të jetë edhe kontribuuese e paqes dhe jo vetëm konsumuese e sajë.

“Në emër të ministrisë së mbrojtjes t’ju shprehi ngushëllime familjarëve të dëshmorëve ma të rinjë te kombit shqiptarë. Të cilit dhanë jetën për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, ne ni Ministri e Mbrojtjes ju kemi dërguar telegram ngushëllimi edhe ministres së mbrojtjes po edhe familjarëve të dëshmorëve. Disa prej ushtarakëve tanë kanë marrë pjesë varrimin e nëndetares Zarife Hasanaj, ne e dimë se paqja dhe siguria nuk arrihet pa sakrifice”, tha ai.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj pas nënshkrimit në “Librin e Zisë”, u ka shprehu ngushëllime amiljes, Qeverisë shqiptare dhe ushtrisë shqiptare për këtë humbje.

“Sot erdhën në nderim të dy oficerëve të ushtrisë shqiptare do të ngushëllojmë Ambasadën dhe ambasadorin për humbjen e dy ushtarëve”.

“Shfrytëzojmë rastin të shpreh ngushëllime familjes, Qeverisë shqiptare dhe ushtrisë shqiptare për këtë humbje” tha ai.

Në ngushëllime ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili u nënshkrua në “Librin e Zisë”.

“Ishte një lajm i dhimbshëm. Ne kemi humb dy ushtarë që ishin në shërbim të paqes globale. Janë dy ushtarë të kombit dhe dhimbja nuk mbetet vetëm me familjen. Çdo kund ku shqiptarët jetojnë. Unë përulem para tyre. Iu qoftë i lehtë dheu”, ka thënë Pacolli.

Për ngushëllime erdhi edhe lideri i VV-sw, Albin Kurti. Pasi shkroi në “Librin e Zisë” në Ambasadën e Shqipërisë u shpreh se kujtimi për nëndetaren Hasani dhe majorin Tanushi do të jetë i përhershëm dhe sakrifica e përkushtimi i tyre është edhe kontribut për NATO-n, e nder për shqiptarët.

 “I përhershëm i paharrueshëm qoftë kujtimi për ta, dhe sakrifica e përkushtimi i tyre është edhe kontribut për NATON e nder për shqiptarët, por edhe rrugë që duhet ndjekur për forcimin e ushtrisë tonë drejt paqës e balanceve në Ballkan”

Për t’u shkruar në “Librin e Zisë” ishin edhe ambasadori i Sllovenisë dhe ai i Malit të Zi.

Ambasada e Shqipërisë do t’i ketë dyert e hapura për ngushëllime dhe për t’u shënuar në “Librin e Zisë” deri në orën 16.

Të ngjashme