Kosova paguan 400 milionë euro për pensione dhe ndihma sociale

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 11:35 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar diskutimin “Reforma pensionale: Rruga që duhet ndjekur”.

Bahri Xheferi nga MPMS tha se buxheti i Kosovës jep 400 milionë euro për pensionet dhe ndihmat sociale, raporton EkonomiaOnline.

“Në legjislacionin aktual e kemi pasë të pamundur me plotësu kriteret e supozuara për llojet e ndryshme të pensioneve, këto kanë shkaktuar vështirësi në zbatimin e tyre dhe këto probleme në departamentin e pensioneve në konsultim me kabinetin e ministrit kemi inicuar formimin e një grupi reformues të sistemit pensional të Kosovës. Grupi po punon në hartimin e koncept-dokumentit. Në këtë kemi punu dhe jemi diku afër draftit final”, tha ai.

Ai bëri të ditur se javën e ardhshme ky koncept-dokument do të jetë në diskutim publik dhe ju ftoj të gjitha grupet e interesit që të kontribuojnë në përmirësimin që mund të kontribuoj në përmbysjen e draftit komplet, dhe tash pas 18 vjetëve, është drafti i parë që i trajton gjithë fushat e sistemit pensional në Kosovë”, tha Xhaferi.

“Aktualisht buxheti i Kosovës paguan 400 milionë euro për pensionet e Kosovës dhe ndihma sociale. Është një buxhet i madh që shpenzohet për këto qëllime dhe që nga buxheti pensional marrin 260 mijë individë, diku 25 mijë familje dhe 500 mijë veta brenda muajit që marrin të hyra nga pensionet apo ndihma sociale”, tha Xhaferi.

LEXO Edhe: FMN-ja kërkon rishqyrtimin e Projektligjit për Pagat, ka shqetësime edhe për veteranët

Besa Baftiu, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale tha se përfituesit e pensioneve në Kosovë nuk janë të kënaqur me atë pension që marrin. Ajo foli edhe në emër të partisë që i përket. PSD-ja tha se është për një reformë të sistemit pensional dhe të jetë një fond i veçantë për pensionet.

“Qytetarët që janë përfitues të skemave nuk janë të kënaqur me ato që marrin, janë disa ligje që merren me këto çështje dhe janë disa  nene që janë diskriminuese dhe i bëj ftesë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që bashkë me qeverinë ta përshpejtojë procedurën, në mënyrë që neve të na u bëhet e mundshme në komisionin që merret me draftimin e projektligjit, të bashkëpunojmë më juve kur projektligji të vij në Kuvend, dhe besoj se do përkrahin nëse merren parasysh të gjitha ato që janë thënë në tryezën e kaluar”, tha Baftiu.

“Ne si PSD jemi që të kemi një reformë të sistemit pensional dhe të kemi fond të veçantë të sistemit pensional që do jetë kontributdhënës për gjeneratat, të punojnë për gjenerata”, shtoi Baftiu.

Selatin Kllokoqi nga INDEP prezantoi punimin “Reforma e sistemit pensional:reuga që duhet ndjekur”.

“Pensioni social i pleqërisë duhet të jetë pënsion i trajtueshëm në të hyra individuale, duhet të jetë banor i përhershëm i Kosovës, dhe të ketë vlerën e pensionit sa 50% e pagës minimale”, tha Koliqi.

“Pensioni i aftësisë së kufizuar, ne kemi 3 ligje, nga 75 euro marrin pjesë 19 mijë, të gjithë duhe të trajtohen njëjtë dhe të kenë pagën e njëjtë, përcjellësi duhet të jetë një i punësuar, të merr një pagë dhe kur të arrijë moshën 65-vjeçare ai duhet të ketë pension të vetin”, shtoi Koliqi.

Në këtë tryezë u prezantua edhe punimi i dytë në kuadër të projektit “Reforma e sistemit pensional”. Ky punim vjen si rezultat i 10 takimeve me hisedarët e sistemit pensional në 5 rajone të Kosovës, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë dhe konsultimeve të vazhdueshme me ekspertë të kësaj fushe. Diskutimet nëpër këto takime kanë rezultuar në një punim gjithëpërfshirës që i adreson shqetësimet dhe propozimet kryesore për procesin e reformës së sistemit pensional.

Të ngjashme