Kosova përfiton 2.2 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave nga Qeveria japoneze

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 14:45 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të përfitojë një grant prej 2.2 milionë euro nga Qeveria e Japonisë për “Projektin për Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi tha se përmes kësaj marrëveshje Kosova merr 2.2 milionë euro.

“Përmes kësaj marrëveshje do të marrim përkrahje përmes një granti në vlerë prej 2.2 milion euro që do të përdorët për blerjen e pajisjeve për disa komuna”.

“Kjo marrëveshje pritet të jetësohet të enjten nga ministri i jashtëm Behgjet Pacolli”.

Gjithashtu Qeveria ka miratuar propozim vendimin për shpronësimin e pronave të cilat prekën nga realizimi i projektit “Renovimi dhe ndërtimi i objekteve për nevoja të selisë qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)”.

Ministri tha se buxheti i shtetit nuk do të ketë asnjë komplikim, raporton Ekonomia Online.

“MMPH i propozon qeverisë që të nxjerr vendim për shpronësim të pronave të paluajtshme për nevoja të ndërtimit të selis qendrore të federatës. Buxheti i shtetit nuk do të ketë asnjë implikim”.

Të ngjashme