KPM-ja merr vendim, pezullon Luan Latifin të dyshuar për ryshfet

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Këshillit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi, është pezulluar nga detyra e tij në këtë Këshill , pasi u arrestua të mërkurën nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Nga KPM-ja kanë bërë të ditur se pozitën e tij e ka marrë Faruk Rexhaj, që mandatin do ta vazhdojë deri në një vendim të ri.

“Sot janë marrë dy vendime. I pari është pezullimi i kryeshefit të KPM-së, Luan Latifi, i cili gjendet në paraburgim. Vendimi i dytë ka qenë emërimi i kryeshefit të ri ekzekutiv. E kemi zgjedhur Faruk Rexhaj ushtrues detyre të kryeshefit”, ka thënë ai.

Zyrtari i KPM-së tha më tutje se në këtë fazë fazë nuk do të hapet konkurs për përzgjedhjen e kryeshefit të ri.

“Mandati i kryeshefit aktual nuk skadon edhe një vit. Konkurs nuk do të hapet për të plotësimin e pozitës së kryeshefit deri në një vendim të Gjykatës”, kanë thënë nga KPM-ja

Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi Latifin dhe Arben Bilallin, drejtor i Administratës dhe Financave në KPM, nën dyshimet për ryshfet. Aktualisht të dy gjenden në paraburgim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme