KQZ-ja ka një njoftim të rëndësishëm për diasporën

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga sot e deri më 21 janar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KQZ-ja ka ofruar një link ku janë të publikuara të gjitha informacionet e detajtuara se si të aplikohet për regjistrim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/kqzkosova/posts/4847636111977228


Të ngjashme