KQZ-ja në ora 16:00 certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur se në ora 16:00 do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton EkonomiaOnline.

Kjo pasi që Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të një pjese të votave të ardhura nga diaspora.

“Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së..

Të ngjashme