KQZ-ja në ora 17:30 vendos për certifikimin e kandidatëve

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim sot në orën 17:30 për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se deri atëherë do të jenë gati dokumentet shtesë që kanë kërkuar.

“Propozoj që mbledhja të shtyhet për dy orë, deri në përgatitjen e të gjithë dokumentacionit, për t’ia shpërndarë të gjithë partive politike, dhe pastaj mblidhemi”, ka thënë kryetarja e KQZ-së.

Një gjë e tillë po kundërshtohet nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama dhe Sami Kurteshi, të cilët po kërkojnë hedhjen në votim të rekomandimit.

A ta kanë vazhduar të qëndrojnë në sall edhe pse anëtarët tjerë janë larguar.

Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) i kanë dërguar një rekomandim KQZ’së për të certifikuar listat e partive politike ashtu siç janë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme